Select Page

– ”Ai (babai) tha: “Ti po urren zotat e mi, o Ibrahim?” – Ai filloi të lëvdohej me idhujt e vet dhe e qortoi Ibrahimin që i refuzonte ata. Sigurisht që ky ishte tregues i injorancës së thellë dhe i mohimit të tij. Ai lëvdohej me idhujt e tij dhe madje ftonte në adhurimin e tyre. Më pas, ai e kërcënoi të birin, duke i thënë:

– ”Nëse nuk ndalesh do të të vras me gurë. …” – Nëse nuk ndalon së fyeri idhujt e mi dhe nëse nuk resht së ftuari mua në adhurimin e Allahut, atëherë do të të vras me gurë. Pastaj e dëboi të birin, duke i thënë:

– ”Tani largohu prej meje për një kohë të gjatë!” – Largohu prej meje e mos të të shoh për një kohë të gjatë! Sidoqoftë, i dashuri i Rahmanit iu përgjigj ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit kur iu drejtohen injorantët me fjalë të rënda. Ai as e ofendoi e as u zemërua, por bëri durim dhe nuk iu kundërvu babait me të njëjtën monedhë. Me butësi dhe dëshirë të mirë për ta udhëzuar, Ibrahimi (a.s.) i tha: