Select Page

Ai (Allahu) tha: “Mos u frikësoni, sepse Unë  jam me ju, dëgjoj dhe shoh (gjithçka)”.” – Mos u frikësoni nga ndëshkimi i tij, sepse: “Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh gjithçka”. Ju të dy jeni nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen Time. Unë i dëgjoj fjalët tuaja dhe ju shikoj në të gjitha gjendjet tuaja. Pra, mos kini frikë prej Faraonit! Kështu, me këtë premtim të Zotit, zemrat e tyre u qetësuan dhe u siguruan.