Select Page

Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. – Dënimi do të ishte gjithëpërfshirës, që nuk do të linte jashtë as edhe kafshët, të cilat janë jo të përgjegjshme ligjërisht. Por Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i Butë. Për këtë arsye:

Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. – Ai i afatizon, por kurrë nuk i harron dhe nuk i lë pa marrë në përgjegjësi.

Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet. – Dituria e Tij për veprat e tyre është e plotë, prandaj do t’i shpërblejë për çdo të mirë dhe të keqe që kanë bërë.