– ”Dhe kur atyre u thuhet: “Kijeni frikë atë që është para jush dhe atë që do të vijë pas jush, që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).” – Kur ata këshillohen që të ruhen dhe të kenë frikë nga ajo që i pret më pas në jetën e varrit, në ahiret, por edhe nga ndëshkimet e Zotit në këtë dynja, me shpresë që të mëshirohen, ata i kthejnë shpinën kësaj këshille e ftese dhe as që përfitojnë gjë nga ajo. Ata nuk e pranojnë këshillën, edhe sikur t’u sjellësh çdo lloj shenje.