– “Atyre u shërbehet me gota (me pije) të mbushura nga burimet (e xhenetit).“ – Mes tyre vërtiten djem të rinj, që gjithmonë u shërbejnë pije të shijshme me kupa të bukura e të mbushura me nektar, që në fund i vjen era misk. Ato janë gotat e pijeve të tyre. Por ato nuk janë si pijet e kësaj dynjaje. Ngjyra e pijes është e bardhë, si një nga ngjyrat më të dashura. Ndërsa për shijen, Ai thotë: