Select Page

Atëherë, edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili  menjëherë gëlltiti gjithçka që kishin hedhur ata.Ai shkop gëlltiti dhe përpiu të gjitha magjitë që kishin bërë ata. Kështu u zhdukën të gjithë shkopinjtë dhe litarët që hodhën magjistarët, sepse ato ishin mashtrime dhe iluzione.

Të gjitha ato ishin kotësira, që kurrsesi nuk mund t’i kundërviheshin të vërtetës, e aq më pak ta mposhtnin atë. Kur magjistarët panë këtë shenjë shumë të qartë nga Zoti, që tregonte se Musai ishte profet dhe se çdo shenjë ishte e vërtetë nga Zoti…