Select Page

A nuk e sheh ti se si Zoti yt e përzgjat hijen?! Sikur të kishte dashur do ta bënte atë të palëvizshme. Dhe Ne, e bëjmë diellin drejtues të saj (të hijes), A nuk e ke parë me sytë e ballit dhe të mendjes pushtetin e plotë të Allahut dhe mëshirën e Tij të gjerë?! Ai e shtrin errësirën mbi krijesat para lindjes së diellit. Pastaj, pasi dielli lind, Ai e bën diellin si drejtues të hijes. Nëse nuk do të ishte dielli, nuk do të dilte hija. Kështu, gjërat njihen me të kundërtat e tyre.