– “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.” – El uetîn quhet arteria e zemrës, që, nëse këputet, njeriu vdes menjëherë. Pra, nëse Muhamedi (a.s.) do të shpifte dhe trillonte fjalë që Zoti nuk i ka thënë – gjë që kurrë nuk mund të mendohet për Profetin e Mëshirës – Allahu i Lartësuar do ta përshpejtonte ndëshkimin e tij. Ai do ta ndëshkonte menjëherë atë, sikurse di të ndëshkojë Krenari i Gjithëpushtetshëm.
Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar është El Hakîm, i Urti, dhe urtësia e Tij nuk mund të lejojë një mashtrues që të flasë gënjeshtra ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë nuk mund të lejojë të ketë sukses një mashtrues, që pretendon se Allahu ia ka bërë të lejueshme gjakun dhe pasurinë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk mund të tolerojë një mashtrues që të thotë se ai dhe pasuesit e tij janë fitimtarët dhe të shpëtuarit, ndërsa kundërshtarët e tyre janë të humburit dhe të shkatërruarit. Një trillues i tillë nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të të Plotpushtetshmit. I Lartësuari thotë: