Select Page

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na foli rreth Ditës së Gjykimit, e cila është një e vërtetë e padiskutueshme, duke na treguar që Ai do të gjykojë me drejtësi, duke bërë ndarjen mes të gjithë krijesave. Atë ditë, krijesat do të ndahen në dy grupe: një për në Xhenet dhe një për në Xhehenemin e ndezur fort. Këta të fundit do të jenë gjynahqarët, që kanë bërë vepra kufri dhe nuk i janë bindur Zotit. Nëse pyet për ushqimin e tyre, Allahu thotë:

– “Është e vërtetë se pema e Zekumit, Do të jetë ushqim i keqbërësve. Si tunxh i shkrirë, ajo u vlon në bark, Ashtu siç vlon uji i nxehtë. “Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit, Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!”” – Zekumi është pema më e tmerrshme. Frutat e saj janë si qelbi i pështirë. Era dhe shija e tyre janë të llahtarshme. Ushqimi që del prej kësaj peme është aq i nxehtë, saqë do të vlojë brenda barkut ku futet, ashtu si vlon uji i nxehtë. Të ndëshkuarve do t’u thuhet: