– “Ai jep vdekjen dhe jetën.” – Allahu është i vetmi në dorën e të Cilit është jeta dhe vdekja. Ai i krijoi krijesat për t’i urdhëruar dhe ndaluar dhe për t’i marrë në llogari. Ai do t’i ringjallë ato pas vdekjes së tyre dhe do t’i shpërblejë me drejtësi dhe bamirësi, për atë që kanë bërë në jetën e dynjasë.