– ”A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe fundi i atyre që ishin më parë? Ata ishin më të fuqishëm se këta (të sotmit).” – Allahu i Lartësuar na nxit që të udhëtojmë nëpër Tokë me zemrat dhe trupin tonë, me qëllimin që të nxjerrim mësime e jo thjesht për t’u sorollatur dhe për parë botën me sy. Ai na nxit që të shohim dhe meditojmë për përfundimin e brezave të parë, të cilët refuzuan të besonin dhe ndiqnin profetët e dërguar nga Zoti dhe shpalljet e sjella prej Tij.
Ata kishin edhe më shumë pasuri, pasardhës dhe ushtri. Ata e populluan tokën dhe ndërtuan më shumë sesa këta të sotmit. Por kur erdhi dënimi i Zotit, atyre nuk u vleu aspak forca e tyre. Asnjë dobi nuk u bëri tek Allahu pasuria dhe pasardhësit e shumtë. Mbi ta u përmbush dëshira dhe caktimi i Zotit dhe u zbatua ligji i Tij.
– ”Allahut kurrë nuk mund t’i shmanget asgjë në qiej dhe as në tokë.” – E si mund të ndodhë kjo, kur Allahu është Absolut në diturinë, pushtetin dhe fuqinë e Tij?!
– ”Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqishëm.” – Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e faljes dhe mëshirës së Tij dhe për afatizimin që u ofron atyre që bëjnë padrejtësi e krime të mëdha. Ai thotë: