– “Ja, ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin.” – Këto janë fjalët që u thuhen keqbërësve e mohuesve, refuzuesve të shpalljeve e të ringjalljes, mosbesuesve të premtimeve e kërcënimeve të Allahut. Këto fjalë u thuhen kur Xhehenemi ndizet e përflaket, si “mirëseardhje” për ta. Le të shohin realizimin e asaj që mohuan dhe le ta shijojnë ndëshkimin, dhimbjen, nxehtësinë dhe prangat e ndëshkimit në Zjarr, si ‘shpërblim’ për mosbesimin e tyre.