Select Page

– “Është e vërtetë se ata zota, tek të cilët ju më ftoni, nuk meritojnë t’u lutesh as në këtë botë e as në Botën Tjetër.” – Nuk ka asnjë dyshim se ata të cilët ju më ftoni t’i adhuroj nuk meritojnë t’u lutesh dhe t’u përgjërohesh, as në dynja e as në ahiret, sepse ata janë të pafuqishëm, të papushtetshëm, të mangët e nevojtarë për vete. Ata nuk mund të bëjnë dobi e as dëm, nuk mund të falin jetë e as ta marrin atë. Ata nuk kanë pushtet të ringjallin krijesat dhe të marrin në llogari, ashtu si bën Zoti i Madhërueshëm.

“Kthimi ynë është tek Allahu.” – Të gjithë do të kthehen tek Allahu, i Cili, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, do t’i shpërblejë për veprat që kanë bërë.

  “Nuk ka dyshim se ata, që i shkelin kufijtë (me gjynahe), do të jenë banorë të Zjarrit.” – Banorë të Zjarrit do të jenë vetëm ata që i kalojnë kufijtë e vendosur nga Zoti, duke mos iu bindur dhe duke e refuzuar adhurimin e Tij. Pasi i këshilloi, qortoi dhe paralajmëroi dhe ata nuk iu bindën, ai iu tha: