Select Page

Atij nuk i doli ndonjë krah, që ta ndihmonte nga dënimi i Allahut, ndërkohë që edhe vetë nuk mundi ta ndalonte. – Më herët, ky i lëvdohej shokut duke thënë: “Unë kam pasuri dhe krah ndihmës më shumë sesa ti.” Por tani, të gjithë ata mbështetës u zhdukën dhe askush nuk iu gjend pranë kur i erdhi ndëshkimi. Ata e tradhtuan pikërisht në momentin kur kishte më shumë nevojë për ta. E si mund të dilte i fituar ai mbi caktimin e Zotit?!

Kur Zoti vendos për diçka, askush nuk mund ta shmangë, edhe sikur të mblidhen gjithçka gjendet në qiej dhe në tokë. Megjithatë, mëshira e Allahut është e madhe, prandaj nuk është çudi që ai njeri të jetë penduar dhe të jetë përmirësuar. Ka mundësi që Allahu t’ia ketë mundësuar pendimin dhe t’ia ketë larguar arrogancën nga zemra. Kjo kuptohet se ai shfaqi keqardhje për shirkun dhe se Allahu ia kishte larguar shkakun e arrogancës dhe të shfrenimit.

Gjithashtu, kur Allahu i dëshiron të mirën dikujt, ndodh që ia jep ndëshkimin që në këtë jetë dhe ia kursen në ahiret. Bujaria e mirësia e Allahut është shumë e madhe, saqë logjika e njeriut nuk mund ta konceptojë plotësisht. Vetëm i padrejti nuk e pranon këtë fakt. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi se Ai e zbret ndëshkimin mbi ata që kalojnë kufijtë dhe i japin përparësi jetës së kësaj bote.

Ai na mësoi gjithashtu, se nderimet e mirësitë u jepen atyre që kanë besim të pastër, bëjnë të mira, tregojnë mirënjohje për Allahun dhe i ftojnë edhe njerëzit në këtë rrugë të mbarë. Në të gjitha këto mësime tregohet se mbështetja dhe ndihma e vërtetë është ajo që vjen nga Allahu i Madhëruar. Kjo është ndihma e vetme që duhet shpresuar dhe që duhet të kujdesesh për ta arritur, prandaj Allahu thotë: