Select Page

“Atëherë, ti përmbaju fort Shpalljes që po të jepet!” – Përqendrohu dhe ji i vazhdueshëm në veprat e mira, në cilësitë dhe virtytet e larta, për të cilat i fton njerëzit dhe për të cilat Zoti të ka urdhëruar! Ji i durueshëm, që këto urdhëresa t’i zbatosh për veten tënde dhe të nxisësh të tjerët për t’i zbatuar ato. Gjithashtu, të jesh i sigurt se:

– “Ti je në rrugë të drejtë.” – Kjo rrugë të çon tek Allahu, në vendin e paqes dhe begatisë së përjetshme. Kjo le të shërbejë që të ngulmosh në këtë rrugë. Duke mësuar se rruga që ke nisur është e vërteta, atëherë do të jesh më i qetë e më i motivuar, sepse e di që je mbi një themel të fuqishëm. Kështu nuk ndikohesh aspak nga fakti që të tjerët koten mes dyshimesh, hamendësimesh, padrejtësish dhe errësirash të mëdha.