– ”Apo kanë ata zota të tjerë që mund t’i mbrojnë prej Nesh?!” – Nëse Ne dëshirojmë që t’ju godasim me ndonjë të keqe, a ka ndonjë nga idhujt tuaj që ka pushtet dhe forcë që t’ju mbrojnë nga ajo e keqe?
– ”Ata nuk kanë fuqi të ndihmojnë as vetveten dhe as Ne nuk do t’i mbrojmë.” – As veten nuk mund ta ndihmojnë dhe as Ne nuk do t’i mbrojmë. Nëse nuk ke ndihmë dhe mbrojtje nga Allahu, atëherë vetëm mbrapshtitë të ndjekin pas, asnjë të mirë nuk arrin dhe nga asnjë e keqe nuk mund të mbrohesh. Shkaku që i bën ata të vazhdojnë në mohim e idhujtari është: