Select Page

Po. Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës – Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi i Vetëm. Ai rregullon të gjitha çështjet në to. Allahu rregullon çdo çështje në këtë botë me ligjin e Tij të krijimit e të përcaktimit të çdo gjëje.

Po kështu, rregullon çështjet e njerëzve me ligjin e Tij të Sheriatit, që ua ka bërë detyrë të jetojnë sipas tij. Ndërsa në ahiret mbi të gjitha do të zbatohet ligji i Tij i shpërblimit dhe ndëshkimit, për të cilin njoftoi botën përmes shpalljeve dhe profetëve. Prandaj edhe në fund u kujton njerëzve kthimin tek Ai:

– … dhe te Allahu do të kthehen të gjithë. – Tek Ai do të kthehen dhe grumbullohen të gjitha krijesat. Atë ditë, Allahu do t’i shpërblejë sipas veprave e pasimit të ligjit të Sheriatit të Tij.