Select Page

– ”Mbi robërit e Mi ti nuk ke aspak fuqi, përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje.” – Ndaj atyre që i binden Zotit, shejtani nuk ka asnjë lloj fuqie për t’i devijuar dhe për t’i humbur. Duke qenë se ata adhurojnë Zotin e tyre dhe zbatojnë ligjin e Tij, i Madhëruari i ndihmon ata kundër shejtanit të mallkuar dhe i ruan prej sherrit të tij.

Shejtani ka fuqi vetëm mbi një kategori njerëzish, për të cilët Zoti thotë: “…përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje.” Këta e zgjedhin me dëshirë shejtanin si mikun e tyre dhe i binden atij, në vend që t’i binden të Gjithëmëshirshmit. Ata janë të humbur (gauin). I humburi (el gaui) është i kundërti i të udhëzuarit (el rashid). Ata të mjerë e njohin të vërtetën dhe e braktisin atë. Kurse ‘ed-dalu’ është ai që e shpërfill të vërtetën, duke mos pasur dijeni dhe as njohuri për të.