– ”Kur ajo (Belkisa) erdhi, e pyetën: “I tillë është froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” – Kjo përgjigje tregonte për mprehtësinë dhe urtësinë e Belkisës. Ajo nuk tha është “Ai është ”, sepse atij i ishin bëra disa ndryshime. Por edhe nuk tha që nuk ishte ai, sepse e njihte mirë fronin e saj. Kështu dha një përgjigje që i përmbante të dyja mundësitë.
Sulejmanit i pëlqeu përgjigjja e kujdesshme e mbretëreshës dhe mençuria e saj në analizën e çështjeve. Më pas, duke shprehur edhe mirënjohjen për begatitë e mëdha që i kishte dhuruar Zoti, tha:
– ”Neve na është dhënë dituria përpara kësaj …” – Ne na është dhuruar udhëzimi, mençuria dhe strategjia për çdo çështje, para kësaj mbretëreshe.
– ”… dhe jemi besimtarë të nënshtruar (ndaj Zotit).” – Mbi të gjitha, na është dhuruar udhëzimi në besimin e pastër, që është baza e çdo mirësie. Por ka mundësi që këto fjalë të jenë të mbretëreshës Belkisë.
Pra ajo tha: “Neve na është dhënë dija dhe informacioni për mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme që para këtij rasti që e pamë me sytë tanë, kur ai e solli fronin tonë nga ajo distancë e largët, prandaj dhe kemi ardhur si muslimanë të nënshtruar dhe të bindur. Ne pranojmë të jemi nën mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit.” Allahu i Madhëruar thotë: