– “Keqbërësit njihen nga tiparet e tyre. Prandaj me forcë do të rrëmbehen për flokësh dhe për këmbësh. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” – Keqbërësit do të kapen me forcë për këmbësh e prej flokëve të ballit, e ashtu zvarrë do të hidhen në Zjarr. Allahu i Madhëruar do t’i pyesë ata veçse për t’i poshtëruar, duke i bërë t’i pranojnë vetë krimet e tyre në dynja, edhe pse Ai është i Gjithëditur për ta. Ai është më i ditur për ta se ata për veten e tyre, por Allahu i Madhëruar dëshiron që t’ua shfaqë haptazi faktet e Tij të pamohueshme dhe urtësinë e Tij të madhe.