Select Page

Allahu e di çfarë (kotësirash) adhurojnë ata veç Tij.Ata idhuj janë thjesht emra të vendosura nga ata vetë dhe iluzione, që ata i krijojnë me mendje. Por nëse robi mendohet me kujdes, del në pah kotësia dhe fakti se ata janë të pavërtetë.

Allahu i Lartësuar është Ai që di të fshehtën dhe atë që shfaqet dhe Ai e di mirë se ata janë duke iu lutur diçkaje që nuk ekziston, siç thotë në një ajet tjetër: “Ata (idhujt) nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i keni caktuar. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse u ka ardhur udhëzimi i qartë prej Zotit të tyre.” [Nexhm 23].

Ai është Ngadhënjimtari e i Urti.Atij i takon i gjithë pushteti dhe fuqia dhe me pushtetin e Tij Ai ka ngadhënjyer mbi të gjitha krijesat. Ai është i Urti, i cili i vendos gjërat në vendin e vet. Ai e ka përkryer krijimin e vet dhe e ka bërë në formën më të bukur. Çdo urdhër e ligj i Tij është drejtësi e mirësi.