Select Page

Ai tha: “Po, madje ju atëherë do të jeni prej më të afërmve të mi.” – Ju do të merni shpërblim dhe favore të shumta në rast fitoreje. Faraoni u premtoi shpërblim dhe e poste pranë tij, me qëllim që ata të përballeshin me më shumë përkushtim dhe të shfrytëzonin çdo mundësi në këtë përballje me Musain. Kur u tubuan në vendin dhe kohën e premtuar, Musai i këshilloi: “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim.

Nuk ka dyshim, se ai që trillon (gënjeshtra kundër Allahut), ka për të dështuar.”. [Ta Ha 61]. Pas kësaj këshille, ata filluan të diskutonin mes tyre, por Faraoni ndërhyri, duke i nxitur që të ishin të bashkuar kundër Musait. Kështu, ata filluan të nxisnin njëri-tjetrin. Atëherë vendosën që të fillonte përballja.