Select Page

  Pasi foli për ndëshkimin e mohuesve të Ditës së Gjykimit, i Lartësuari tregon tani për shpërblimin e besimtarëve:

“Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije, pranë burimeve …” – Të devotshmit janë ata që ruhen nga mosbesimi dhe mohimi i të vërtetës, janë të sinqertët dhe të vërtetët në fjalë dhe në vepra. Ata e arrijnë këtë gradë veçse pasi kryejnë të gjitha detyrimet dhe lënë të gjitha haramet. Ata do të jenë nën hijet e dendura të pemëve të shumëllojshme, të bukura e plot fruta. Afër do të kenë burime me ujë selsebili, me nektar etj., që rrjedhin nëpër kopshte.