Select Page

“Dita e Kijametit është premtimi i pakthyeshëm për të gjithë. Atë ditë, miku nuk mund ta mbrojë dot mikun (nga ndëshkimi) dhe as nuk mund ta ndihmojë (për të arritur shpërblimin),…” – Dita e ndarjes dhe dallimit, Dita e Gjykimit me drejtësi mes të parëve dhe të fundit, mes kundërshtarëve të njëri-tjetrit, është dita e premtuar, kur do të grumbullohen të gjithë njerëzit. Allahu i Madhëruar do t’i grumbullojë të gjithë dhe do t’u paraqesë veprat e tyre.

Në bazë të këtyre veprave, do të jetë edhe shpërblimi e ndëshkimi me drejtësi. Askush nuk mund t’i vijë në ndihmë tjetrit, as i dashuri të dashurve, as i afërmi të afërmve, as miku mikut. Askush nuk do të ndihmohet që të mund t’i shpëtojë ndëshkimit të Allahut të Drejtë, Krenar e të Lartësuar, sepse asnjë krijesë nuk zotëron ndonjë grimë pushteti dhe mundësie. Të vetmit të shpëtuar dhe të ruajtur do të jenë ata që Zoti i ka mëshiruar, siç thotë Ai: