– “E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,…” – Këta fatlumë karakterizohen nga dy cilësi:
1. Ata i druhen qëndrimit para Zotit të tyre për të dhënë llogari dhe për t’u shpërblyer me drejtësi për veprat e bëra. Nga dija e tyre e saktë dhe e sigurt ka ardhur frikërespekti ndaj Zotit. Për këtë shkak, ata plotësojnë edhe cilësinë e dytë:
2. Ata e ndalojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe shkelja e kufijve të Zotit. Dëshirat e shfrenuara e shtyjnë njeriun të shkelë kufijtë e Zotit dhe të mos zbatojë urdhrat e Tij. Por këta të zgjedhur i nënshtrojnë dëshirat e tyre për të ndjekur porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata luftojnë me vetveten dhe nuk i binden asaj për të shkelur urdhrat e Tij. Për këta të lumtur është një premtim i mrekullueshëm: