– “Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.” – Veprat dhe përpjekjet tuaja, o njerëz dhe xhindë, që jeni të përgjegjshëm ligjërisht, janë të ndryshme dhe të llojllojshme. Ato dallojnë nga njëra-tjetra qoftë në drejtim të masës dhe cilësisë së tyre, qoftë edhe në drejtim të qëllimit me të cilin janë bërë. A synoni të kënaqni Allahun dhe të fitoni kënaqësinë e Tij, dhe kështu përpjekjet tuaja të jenë të frytshme dhe të shpërblyeshme në përjetësi? Apo synoni këtë dynja dhe stolitë e saj, që do zhduken një ditë, e kështu edhe veprat tuaja të zhduken, sikurse objektivi juaj? I tillë është përfundimi i çdo vepre nëpërmjet së cilës nuk synohet kënaqësia e Allahut. Më pas, i Madhëruari bën dallimin mes dy rasteve, duke thënë: