Select Page

– “dhe shpalli Dalluesin (e të vërtetës nga e kota).– Allahu i bëri librat e Tij si dallues të së vërtetës, duke sjellë në to fakte të sigurta, që tregojnë qëllimin e Tij me njerëzimin. Nëpërmjet shpalljeve të Tij, Allahu ka qartësuar për njerëzit gjithçka për të cilën ata kanë nevojë.

Tashmë njerëzit janë të qartë për të gjitha dispozitat dhe ligjet që Zoti ka përcaktuar për ta. Edhe ligjet e Zotit janë tanimë shumë të qarta dhe shumë të thjeshta për t’u kuptuar, saqë askush nuk mund të ketë më justifikim përpara Tij, askush nuk mund të justifikojë mosbesimin dhe mosbindjen ndaj Zotit të gjithësisë. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë më tej:

– “Ata që mohojnë argumentet e Allahut, i pret ndëshkimi i rreptë.” – Ata që i mohojnë shpalljet e Zotit, pasi u janë sqaruar plotësisht, ata i pret një dënim shumë i rëndë, të cilin nuk mund ta përfytyrojë apo ta përshkruajë askush, veç Atij që e ka krijuar.

– “Allahut është Ngadhënjimtar e Shpagimtar.” – Allahu është Ngadhënjimtar. Askush nuk mund t’i shpëtojë llogarisë dhe gjykimit të Tij të drejtë. Ai është gjithashtu Shpagimtar i atyre që tregohen të pabindur e mospërfillës ndaj udhëzimit të Tij.