Select Page

– “Sa e sa qytete kemi shkatërruar Ne (për gjynahet e tyre)! Dënimi Ynë u erdhi atyre natën ose kur ishin duke pushuar (në drekë).” – Ndëshkimi Ynë i ashpër u erdhi atyre pikërisht atëherë kur nuk e prisnin, kur ishin krejtësisht të pavëmendshëm dhe të shkujdesur. Kur ndëshkimi u erdhi befas, ata nuk patën asnjë mundësi për ta sprapsur e për t’i shpëtuar. Atyre nuk u erdhën në ndihmë as idhujt që adhuronin, tek të cilët i kishin lidhur shpresat e tyre. Madje, në atë çast, ata e pranuan se ishin të padrejtë dhe se kishin bërë vepra të shëmtuara.