Select Page

– “Përjashtim bëjnë vetëm ata idhujtarë, me të cilët kishit lidhur marrëveshje dhe që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush.” – Ai ishte një distancim nga të gjithë idhujtarët, përveç atyre me të cilët kishte pakt për një afat kohe më të gjatë (se katër muaj) dhe që nuk e kishin shkelur këtë marrëveshje, sepse i Madhëruari thotë: “… që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush.”. Domethënë, marrëveshja vlente edhe për aq kohë sa ata vazhdonin t’u përmbaheshin me besnikëri kushteve. Për këtë kategori, i Lartësuari thotë:

– “Prandaj, përmbushini edhe ju detyrimet me ta deri në afatin e caktuar! Vërtet, Allahu i do të devotshmit.” – Allahu i Madhëruar i do të devotshmit, të cilët i plotësojnë me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij, i ruhen shirkut, tradhëtisë dhe pabesisë, i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Tij dhe tregohen të kujdesshëm ndaj gjynaheve.