Select Page

– “Atyre u kanë ardhur shpallje, në të cilat ka mjaft qortime.” – Ishin të shumta lajmet rreth popujve të shkuar dhe atyre që do të vinin më pas, ashtu siç ishin të shumta mrekullitë e qarta që Zoti u solli njerëzve për të vërtetuar besnikërinë e profetëve të Tij dhe saktësinë e mesazhit që ata përcollën. Të gjitha këto lajme dhe mrekulli ishin të mjaftueshme që njerëzit të largoheshin nga padrejtësia dhe rruga e humbjes.