Select Page

– “… Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.” – Askush nuk mund t’i afrohet apo t’i përngjasë, apo të jetë si shembulli i Tij, as në emrat e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar dhe Begati-sjellës është emri i Tij. Kjo sure është sqaruese dhe vërtetuese e teuhidit esmâu ue ŝifât, që ka të bëjë me emrat dhe cilësitë unike të Zotit të Lartësuar.