Select Page

  “Ai nisi të ndërtonte Anijen! Sa herë që kalonte pranë tij, paria e popullit të tij e përqeshte.” – Kur kalonte pranë profetit Nuh dhe e shihnin çfarë po ndërtonte, populli tallej me të. Por ai u përgjigjej:

“Ai u thoshte: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju. Por shpejt do ta mësoni se kë do të zërë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm.” – Atëherë do ta marrim vesh se kush do të befasohet nga ndëshkimi: ne apo ju. Dhe, vërtet, ata e përjetuan me dhimbje e tmerr ndëshkimin, kur i përfshiu me ashpërsinë e tij.