– “Përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: “Mâ shâell-llâh, lâ ku-uete il-lâ bil-lâh.” – “Çfarë do Allahu bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Allahut.”. Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt!” – O mohues i Zotit, edhe pse më sheh që jam më i varfër në pasuri dhe fëmijë, dije se ajo që gjendet tek Zoti është më e mirë dhe e përjetshme. Mirësitë dhe bujaria e shpresuar nga Allahu është më e mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Por kjo mirësi arrihet veçse me iman dhe Islam. Me këtë gëzohen të mençurit dhe të urtët.