– “Nëse keni ndonjë dredhi, atëherë ejani e bëjeni!” – Kuptimi: Nëse keni ndonjë mundësi të dredhoni për të dalë jashtë pushtetit dhe mbretërimit Tim dhe të shpëtoni prej ndëshkimit Tim, bëjeni! Por ju nuk keni asnjë mundësi për diçka të tillë, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.”. [Rahman 33]. Atë ditë do të shkatërrohen dhe humbasin të gjitha kurthet dhe intrigat e zullumqarëve. Ata do të dorëzohen të pafuqishëm ndaj ndëshkimit të Allahut dhe do të sigurohen plotësisht se ishin gënjeshtarë.