Select Page

– “Ju bënit padrejtësi të shumta (do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni.” – Kuptimi: Fakti që do ta vuani ndëshkimin bashkë me të tjerë, që kanë qenë shoqëruesit dhe të dashurit tuaj në dynja, nuk ka për t’ju sjellë ndonjë lehtësim a ngushëllim. Ashtu sikurse ishit bashkë në dynja në bërjen e gjynaheve dhe padrejtësive, ashtu do të vuani bashkarisht dënimin e të Drejtit.

Është e vërtetë që, në jetën e dynjasë, njerëzit gjejnë ngushëllim kur nuk janë vetëm në fatkeqësi, pasi kjo ua lehtëson sadopak dhimbjen. Ndërsa në ahiret kjo nuk funksionon, pasi ndëshkimi i atjeshëm nuk ka asnjë çast pushimi apo lehtësimi, qoftë edhe në përmasat më të vogla. Të lusim, o Allah, o Zoti ynë, që të na shpëtosh dhe të na ruash nga çdo ndëshkim, në dynja dhe ahiret, dhe të na japësh prehje me mëshirën Tënde!