Select Page

– “Ajo është Dita e vërtetë …” – Atë ditë, e kota nuk mund të shitet dhe të pranohet si e drejtë dhe gënjeshtra nuk bën më dobi. Pasi paralajmëroi dhe përgëzoi në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar thotë:

– “… Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet.” – Pra, ai që dëshiron të shpëtojë atë ditë, le të bëjë vepra të mira, që të jenë shpresë dhe shpëtim për të, sepse atë ditë nuk të sjell dobi dhe shpëtim asgjë, përveç veprave të mira, sipas besimit të drejtë të rrëfyer nga të dërguarit e Zotit.