Select Page

Por unë besoj se Allahu është Zoti im dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd.” – Unë pranoj, pohoj me bindje dhe besoj se Allahu është Zoti im, Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i çështjeve të mia. Ai është i vetëm në aspektin e rububije-s. Gjithashtu, unë e adhuroj Zotin si një të vetëm dhe i nënshtrohem me bindje veç Atij. Unë nuk i shoqëroj asnjë krijesë Allahut në adhurimet që ia dedikoj.

Pastaj i kujton atij se besimi i vërtetë dhe Islami janë mirësitë më të mëdha, edhe sikur të kesh pak pasuri dhe pasardhës. Çdo mirësi tjetër veç tyre do të zhduket një ditë. Nëse nuk shfrytëzohen në funksion të imanit dhe islamit, në fakt ato janë fatkeqësi që çojnë në ndëshkim e dëshpërim.