– “Ne nuk i krijuam qiejt, Tokën dhe ç’ka ndërmjet tyre për t’u zbavitur. Ne i krijuam ato veçse me një qëllim të caktuar …” – Duke treguar se Ai nuk i krijoi qiejt dhe Tokën kot dhe pa qëllim, Allahu i Madhëruar dëshmon rreth pushtetit të Tij absolut dhe për urtësinë e Tij të plotë. Ai i krijoi ato veçse për një qëllim të madh: për të qenë dëshmuese të së vërtetës.
Allahu i Madhëruar e solli këtë botë në ekzistencë që krijesat ta adhurojnë Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, që t’i urdhërojë robërit dhe t’i ndalojë ata, që t’i shpërblejë e t’i ndëshkojë, sipas asaj që meritojnë.
– “…por shumica e tyre nuk dinë.” – Prandaj nuk mendojnë thellë mbi qëllimin e krijimit të qiejve dhe të Tokës.