Select Page

Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër.Mohuesit në zjarr thonë: “…dhe ne duhet të shijojmë dënimin (e merituar).” Kjo fjalë mund të lërë hapësirë të kuptohet se mund të shpresohet edhe që të mos ndodhë ky dënim. Por Allahu sjell një fjalë tjetër, që e qartëson të vërtetën dhe që nuk lë as më të voglin dyshim apo ndonjë shpresë të kotë. Ai tha: “Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër.” Pra, patjetër që do të shijoni dënimin e dhimbshëm dhe të rëndë, e për këtë të jeni të bindur!