– “Çdo njeri është peng i veprave të veta.” – Çdokush është peng i veprave të veta të këqija, që janë në kundërshtim me porositë e Zotit. Ato i rëndojnë dhe i mbështillen atij rreth qafës. Nëse ai nuk çlirohet prej tyre, ato kanë për ta hedhur në ndëshkim. Ato e mbajnë robin të lidhur, aq sa ai nuk ka nga lëviz. Vetëm kush çlirohet prej tyre do të jetë i shpëtuar dhe i lumtur. Më tej, i Madhëruari thotë: