– “Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura, të buzëqeshura e të gëzuara.” – Fytyrat e fatbardhëve do të jenë të shndritura, në të cilat do të dallohet qartë kënaqësia dhe mirësia që përjetojnë, kur përgëzohen me shpëtimin nga Zjarri dhe hyrjen në Xhenetin e mirësive të përjetshme. Ato do të jenë fytyra të qeshura dhe të gëzuara.