Select Page

– “Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi, …” – Kuptimi: Ai që ua dhuroi këto mirësi është Allahu, i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Zoti i qiejve dhe i tokës. Është Ai që ka krijuar gjithçka, rregullon çështjet në qiell dhe në tokë dhe përkujdeset për krijesat.

Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë, por për besimtarët është një mëshirë e veçantë. Është Ai që kujdeset për ta me mëshirën e Tij të veçantë, duke i udhëzuar tek e mira dhe duke i ruajtur nga e keqja. Nëpërmjet mëshirës dhe suksesit të dhënë prej Tij, ata kanë arritur deri këtu. Pastaj i Lartësuari flet për pushtetin dhe sundimin e Tij të madh në Ditën e Gjykimit:

– “… të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.” – Atë ditë, asnjë krijesë nuk nxjerr zë dhe nuk flet pa iu dhënë leje. Askush nuk mund të kundërshtojë të Madhëruarin, madje nuk mundet as të flasë, qoftë edhe një fjalë, pa lejen e Tij. Ajo është vërtet një ditë shumë e madhe dhe e vështirë. E si mund të flasin ata, kur rreth e rrotull tyre do të qëndrojnë melekët madhështorë të të Madhëruarit?! Thotë i Lartësuari: