– “Dhe ata që Allahu i udhëzon, askush nuk mund t’i çojë në humbje.“ – Allahu është Ai në dorën e të Cilit është i gjithë udhëzimi dhe humbja. Ajo që Ai dëshiroi që të jetë, është, dhe ajo që Ai nuk dëshiroi që të jetë, nuk është.
– “A nuk është Allahu Ngadhënjimtari që ndëshkon me drejtësi?“ – Atij i takon fuqia, pushteti dhe krenaria e plotë. Ai është Ngadhënjimtari, që me krenarinë dhe fuqinë e Tij të plotë ka nënshtruar çdo gjë. Me fuqinë dhe krenarinë e Tij, Ai largon çdo të keqe nga robërit e Tij. Allahu është ndëshkues i atyre që nuk i binden dhe refuzojnë t’i nënshtrohen, prandaj le të ruhen nga çdo gjë që sjell zemërimin dhe ndëshkimin e Tij.