– “Atë Ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet.” – Çdokush do të shqetësohet vetëm për veten dhe për të shpëtuar nga ndëshkimi. Asgjë dhe askush nuk i hyn më në sy. Ajo është dita kur njerëzit do të ndahen në dy grupe: të shpëtuarit, që do të lumturohen në kënaqësinë dhe në mëshirën e Allahut të Lartësuar, dhe të dëshpëruarit, që do të vuajnë ndëshkimin e të Drejtit të Plotpushtetshëm. Ata do të dallohen nga fytyrat e tyre: