Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e keqe të qafirëve në Ditën e Gjykimit dhe për fundin e tyre të tmerrshëm. Edhe sikur të shpenzonin gjithë tokën të mbushur plot me ar, e bashkë me të edhe njëherë sa ajo, kjo nuk do të pranohej prej tyre dhe nuk do t’u sillte asnjë dobi e përfitim. Koha dhe vendi kur mund të pranoheshin kompensimet dhe pendimi, tashmë kanë kaluar me kohë. Tani ka mbetur veçse ndëshkimi i dhimbshëm, torturues dhe i përjetshëm, prej të cilit nuk kanë për të shpëtuar kurrë. Atje do të qëndrojnë në jetë të jetëve.