Select Page

Argument për ata është edhe nata, prej së cilës tërheqim ditën dhe ata zhyten në errësirë. Ky është një argument dhe një shenjë treguese, që tregon se vullneti dhe dëshira e Tij është ajo që do të shkojë në vend patjetër. Pushteti dhe sundimi i Tij është absolut dhe Ai është Plotfuqishëm që t’i ringjallë krijesat. Kështu, Allahu i Madhëruar e largon atë dritë të fuqishme që mbulon dhe ngroh tokën, duke e zëvendësuar me errësirën e natës. Pastaj, Ai e largon errësirën, që e ka mbuluar tokën, duke e bërë diellin të lindë dhe të ndriçojë. Kështu, krijesat përhapen ditën për të kërkuar rizkun dhe për të vazhduar jetën e tyre. Ata shpërndahen për të kërkuar mirësitë e Allahut.