Select Page

– “Ai tha: “Përpara se të vijë ushqimi që hani, unë kam për t’jua shpjeguar ato (ëndra) që patë.” – Qetësohuni, sepse shumë shpejt do t’jua shpjegoj ëndrrat që keni parë, para se të vijë ushqimi i drekës apo i darkës. Me sa duket, para se t’ua shpjegonte ëndrrat, Jusufi shfrytëzoi rastin kur ata ishin të gatshëm për ta dëgjuar, për t’i ftuar ata në besimin e drejtë dhe teuhid, duke shpresuar që ata ta pranonin ftesën e tij. Ai u foli me urtësi dhe ngrohtësi:

– “Këtë gjë ma ka mësuar Zoti im.” – Shpjegimi i ëndrrave është dhunti prej Zotit tim, duke më dalluar mbi të tjerët.

– “Unë i kam braktisur ata njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe që e mohojnë jetën tjetër.” – Kuptimi: Unë e kam konsideruar si diçka të braktisur dhe kurrë nuk e kam pranuar fenë e atyre që nuk besojnë në ahiret. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e besimit të shtrembëruar dhe të devijuar të popujve të humbur, por gjithmonë jam larguar prej tyre. Ky ajet nuk duhet keqkuptuar dhe kurrsesi nuk mund të thuhet se Jusufi ka qenë më përpara në fenë e devijuar dhe pastaj e ka lënë atë, përkundrazi: