– “A janë këta më të mirë se populli i Tubbeit apo se pararendësit e mëhershëm të tyre, të cilët Ne i shkatërruam?! Ata ishin keqbërës.” – Vallë, ata të cilëve u drejtohet ky ajet janë më të mirë se popujt që shkuan, të cilët Zoti i ndëshkoi, për shkak të refuzimit të profetëve dhe shpalljeve të Tij?! Kurrsesi nuk janë më të mirë se ata, sepse kanë bërë të njëjtin krim, prandaj le të presin të njëjtin ndëshkim si vëllezërit e tyre kriminelë e refuzues të së vërtetës.