Select Page

– “Shumë shpërblime e dhurata të dhëna nga Zoti …” – Këto mirësi janë dhuratë e të Madhëruarit Bujar, por edhe si shpërblim për mundin dhe veprat e tyre të mira që kanë bërë në këtë jetë. Bujaria e të Madhëruarit është shumë herë më e madhe sesa ne mund të mendojmë dhe të shpresojmë. Ai shpërblen shumë edhe për veprat e vogla, të cilat i shton me bujarinë e Tij. Madje, edhe ato vepra të mira që kryejnë të devotshmit janë prej mirësisë së Dhuruesit të mirësive. Është Ai që u jep sukses për të bërë vepra të mira, me urtësinë e Tij, dhe është po Ai që ua pranon veprat e mangëta dhe i shpërblen shumë më shumë sesa mund ta mendojnë. I lavdëruar qoftë Ai, që për këto vepra të pakta dhe të mangëta, vendosi si çmim Xhenetin dhe mirësitë e përjetshme në të.