– “Mos iu afro asaj për të cilën nuk ke njohuri!” – Kurrë mos paso diçka për të cilën nuk ke dije. Përkundrazi, sigurohu mirë në gjithçka që thua dhe vepron. Asnjëherë mos mendo se do të shpëtosh nga përgjegjësia për ato që thua dhe vepron. Ato ose do të jenë pro teje, ose kundër teje. Allahu i Madhëruar thotë:
– “Dëgjimi, shikimi dhe zemra – për të gjitha ato ka përgjegjësi.” – Le ta dijë robi se ai do të pyetet për gjithçka që ka folur, vepruar dhe do të pyetet për çfarë i përdori trupin dhe pasurinë e tij. Atëherë, le të përgatisë përgjigje për çdo pyetje. Trupin ia krijoi Zoti që ai ta nënshtrojë për ta adhuruar Atë si një të vetëm, dhe pikërisht kjo është përgjigjja e duhur për pyetjet që e presin robin.
Vetëm duke e përdorur trupin në adhurimin e Zotit dhe sinqeritetin në zbatimin e fesë së Tij, si dhe duke e ruajtur nga ndalesat e Zotit, mund të thuhet se robi i ka përgatitur përgjigjet për pyetjet që e presin.